75 Mall Live Search
13:05 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / LB

Lushtaku: Me Nurën do të fitojmë në Skënderaj, ai e ka mbështetjen time të plotë

Sami Lushtaku është zëvendësuar me Fadil Nurën në garën për Kryetar të Komunës së Skënderajt.

Lushtaku ka thënë për Klankosova.tv se nëse PDK nuk do të bënte zëvendësimin e tij, do të rrezikonin të mbeteshin pa kandidat në këtë komunë.

“Siç kam thënë unë do t’i ndjek rrugët ligjore, por Fadil Nura ka përgatitjen e duhur shkollore. Ai e njeh qeverisjen lokale. Qytetarët kanë besim të plotë”.

“Elektorati është ndezur pas vendimit për mua. Do të fitojmë në Skënderaj”.

“Absolut po”, është përgjigjur Lushtaku nëse Nura e ka përkrahjen e tij në zgjedhjet e 17 tetorit.