75 Mall Live Search
12:09 / E Martë, 27 Maj 2025 / mp

​Lushtaku: Nuk qëndrojnë pretendimet se ka deputetë të PDK-së që e votojnë Haxhiun

Mërgim Lushtaku, Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se nuk qëndrojnë pretendimet se ka deputetë të kësaj partie që e votojnë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

Para fillimit të seancës konstituive, përpjekje kjo e 22-të, Lushtaku tha se janë “kompakt në çdo qëndrim dhe vendim”.

“Ne sikur edhe ju, kemi dëgjuar këtu mendime por sigurisht që ne si PDK jemi kompakt sa i përket qëndrimit tonë dhe kemi të bashkë renduar çdo vendim dhe qëndrim. Sigurisht që ne diskutojmë këtu edhe në organet tona të PDK-së dhe ne me plot besim i themi që asnjë nga PDK nuk e voton një qeveri dhe një kryesues dhe kryetar të Kuvendit siç është Albulena Haxhiu, dhe Vetëvendosjen si parti në udhëheqje të qeverisë. Prandaj, tek ne kjo nuk qëndron ky pretendim dhe besoj që do të vërtetohet në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh ai.

Deputeti i PDK-së tha se janë në komunikim me bashkëpartiakët dhe qëndrimi i tyre është i njëjtë.

“Ne vazhdimisht jemi në komunikim me të gjithë kolegët deputetë dhe me të gjitha strukturat e partisë. Dhe qëndrimi jonë është i qartë, edhe çdo deputet i PDK-së e ka bërë të qartë që nuk do të votojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit dhe nuk ka asnjë bashkëpunim me LVV-në”, shtoi ai.