Lushtaku pas fitores së PDK-së në Skënderaj dhe Drenicë: Do të jemi bashkë gjithmonë

Kryetari i degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku ka reaguar pas fitores së partisë së tij në Skënderaj dhe Drenicë, shkruan Indeksonline.
Ai i falënderoi simpatizantët e PDK-së për punën dhe angazhimin gjatë fushatës zgjedhore.
Po ashtu Lushtakun falënderoi votuesit e PDK-së anë e kënd Kosovës, teksa shtoi se do jenë së bashku gjithmonë.
Postimi i plotë:
Të dashura struktura e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,
Dua që të falënderoj nga zemra të gjithë Ju, për punën, angazhimin dhe përkushtimin tuaj gjatë fushatës zgjedhore dhe për besimin që i keni dhënë PDK-së në zgjedhjet e djeshme.
I falënderoj votuesit e PDK-së anë e kënd Kosovës e veçmas mbështetësit tanë në Skenderaj e Drenicë, që vazhdojnë besimin e madh ndaj meje dhe ndaj PDK-së.
Do të jemi bashkë gjithmonë! SL