75 Mall Live Search
16:10 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Lushtaku për ndalimin e ekipit të RTK-së në Zubin Potok: Veprimet e tilla janë të patolerueshme

Deputeti i PDK-së, njëherësh kryetari i Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, Mergim Lushtaku është shprehur i shqetësuar pas ndalimit të Radio Televizionit të Kosovës, në Zubin Potok nga një grup personash me uniformë ku shihej flamuri i Serbisë.

Ai thotë se veprimet e tilla ndaj gazetarëve dhe profesionistëve të mediave janë të patolerueshme, shkruan Indeksonline.

“Askush nuk ka të drejtë që të frikësoj gazetarët në raportimin e tyre të lirë dhe të pavarur në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës duhet të reagojnë dhe të marrin masa që kjo të mos ndodh më si dhe t’ju ofrohet gazetarëve siguri gjatë punës së tyre”, u shpreh Lushtaku.