11:40 / E Premte, 14 Korrik 2023 / S Z

Lushtaku: Populli duhet të zgjohet dhe t’i thotë stop qeverisë “Zdravo”

Deputeti I Partisë Demokratike të Kosovës Mergim Lushtaku, i cili është përfshirë në përleshjen fizike që ndodhi dje në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se i gjithë populli duhet të zgjohet dhe t’i thotë stop qeverisë “Zdravo”.

“Për këto dhe shumë arsye tjera të cilat vështirë se mund të përmblidhen në një status të vetëm, I gjithë populli më masovisht se kurrë duhet të zgjohet dhe t’I thotë stop Qeverisë Zdarvo-Qeverisë nostalgjike të Jugosllavisë“, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Postimi i plotë i Lushtakut:

Dje, pas dhunës së ushtruar nga Qeveria e Zdravos, kam pranuar mijëra telefonata dhe mesazhe që nuk kam mundur t’u përgjigjem.

Duke ju falënderuar për mbështetjen tuaj, me krenari e them se e kemi obligim që këta mashtrues t’i largojmë sa më shpejt nga qeveria dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme!

Sepse, këta nuk e vlerësojnë kontributin e UÇK-së, përdhosin veteranët, familjet e dëshmorëve, nuk ofrojnë zgjidhje për problemet reale, nuk punojnë, fusin frikë në administratën shtetërore dhe ua bëjnë jetën e pa rehatshme në mënyrë që ata t’i lëshojnë vendet e punës që më pas t’i zëvendësojnë me militantët e tyre partiak, sektorin privat duan ta zhdukin nga veprimtaria ekonomike, pastaj intrigojnë dhe mashtrojnë qytetarët kinse po mbrojnë sovranitetin mirëpo në realitet i shërbejnë vetëm Serbisë dhe Rusisë.

Në arenën ndërkombëtare asnjëherë më parë pozicioni i Kosovës nuk ka qenë më i brishtë, mirëpo e rëndësishme për ta është që pozicioni dhe koordinimi i tyre të jetë i mirë me Milan Radojçiq – ndërmjetësuesin e Vuçiqit.

Për këto dhe shumë arsye tjera të cilat vështirë se mund të përmblidhen në një status të vetëm, I GJITHË POPULLI MË MASOVISHT SE KURRË DUHET TË ZGJOHET DHE T’I THOTË STOP QEVERISË ZDRAVO – QEVERISË NOSTALGJIKE TË JUGOSLLAVISË!