22:41 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Lushtaku: Qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në pjesën veriore po kalojnë çaste të tmerrshme

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar rreth situatave të fundit që po ndodhin në Veri.

Ai ka thënë se shqiptarët dhe komunitetet tjera, që nuk janë pjesë e bandave kriminale janë duke kaluar çaste të tmerrshme dhe pasiguri totale.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe akterët e tjerë të sigurisë, të veprojnë pasi çështja është serioze dhe se urgjentisht duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe të intensifikohen komunikimet me aleatët.

Më tutje ai ka thënë se sovraniteti i shtetit tonë është i pacenueshëm dhe se duhet tu ofrojnë siguri qytetarëve në çdo cep të vendit.

Postimi i plotë:

 SITUATË ALARMANTE NË VERI

Qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët jetojnë në pjesën veriore duke përfshirë shqiptarët dhe komunitetet tjera të cilët nuk janë pjesë e grupeve kriminale po kalojnë çaste të tmerrshme në pasiguri totale.

Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe akterët e tjerë të sigurisë të veprojnë sepse gjendja është serioze dhe të mos mjaftohen me deklarata në facebook.

Urgjentisht duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe të intensifikohen komunikimet me aleatët tonë.

Sovraniteti i shtetit është i pacenueshëm dhe ne duhet t’ju ofrojmë siguri qytetarëve tonë në çdo cep të vendit! /IndeskOnline/