Lushtaku: Si të kemi festë në ditën e çlirimit, pa vet çlirimtarët?

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka uruar Ditën e Çlirimit, por ka thënë se si të kemi festë pa vet çlirimtarët.
“Si të kemi festë në ditën e çlirimit, pa vet ÇLIRIMTARËT!?
Duke mos e harruar kontributin e shumë gjeneratave dhe duke vazhduar punën me intensitet edhe me të madh për vendin dhe gjeneratat që do vijnë, ju uroj DITËN E ÇLIRIMIT!”, ka shkruar ai./Indeksonline/