75 Mall Live Search
09:12 / E Martë, 19 Prill 2022 / LB

Lushtaku thotë se fyerjet dhe linçimet nga eksponent të pushtetit ndaj Ganimete Musliut janë të papranueshme

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se linçimet dhe fyerjet e ditëve të fundit, nga eksponentë të pushtetit, por dhe panelistë në debate televizive, me qëllim të nxitjes së dhunës dhe urrejtjes ndaj deputetes Ganimete Musliu, janë të papranueshme.

“Shprehja e mendimit të lirë të deputetes Musliu në lidhje me çështje të ndryshme, përfshirë edhe qendrimin e saj për “fondin e sigurisë”, është qëndrim i saj politik për çka duhet të respektohet si i tillë dhe kurrsesi të fillojë një fushatë denigruese ndaj figurës së deputetes Musliu apo kujtdo qoftë që mendon ndryshe”, ka shkruar ndër të tjera Lushtaku.

Postimi i plotë:

Linqimet dhe fyerjet e ditëve të fundit, nga eksponentë të pushtetit por dhe panelistë në debate televizive, me qëllim të nxitjes së dhunës dhe urrejtjes ndaj deputetes Ganimete Musliu, janë të papranueshme.

Shprehja e mendimit të lirë të deputetes Musliu në lidhje me çështje të ndryshme, përfshirë edhe qendrimin e saj për “fondin e sigurisë”, është qëndrim i saj politik për çka duhet të respektohet si i tillë dhe kurrsesi të fillojë një fushatë denigruese ndaj figurës së deputetes Musliu apo kujtdo qoftë që mendon ndryshe!

SL