75 Mall Live Search
17:13 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lushtaku tregon a u ndalu dje nga autoritetet zvicrane në aeroport

Ish-kryetari  i Skenderajt, Sami Lushtaku ka sqaruar lajmin e raportuar në media për kinse ndalimin e tij në aeroportin e Cyrihut.

Në një postim në Facebook, Lushtaku ka njoftuar se nuk është ndaluar, por se kaloi nëpër një kontroll rutinor, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Lushtakut:

Në Zvicër për vizitë turistike dhe takime me shumë miq që jetojnë dhe veprojnë këtu. Sa për sqarim, dje nuk kam pasur asnjë ndalesë nga autoritetet zvicerane përveç kontrollave rutinë që bëhen për shkaqe të sigurisë pasi ishte hera e parë që kam udhëtuar në Zvicër, përmes aeroportit të Cyrihut. /Indeksonline/

Temat: