23:11 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Lushtaku tregon pse nuk dërgoi Gardën e TMK-së në varrim të Rugovës!


Ish-komandanti i UÇK-së, Nuredin Lushtaku përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” ka treguar pse nuk e ka dërguar gradën e Kosovës në varrimin e presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, nga vdekja e të cilit sot u bënë 13 vite.

Lushtaku, ka shpërndarë disa fotografi të shkrimeve të gazetave të atëhershme, të cilat Rugova, si udhëheqës i LDK-së, kishte mohuar ekzistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Madje, në titujt e gazetave citohej Rugova, i cili e kishte cilësuar UÇK-në si “lojë serbe”.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Për ata që ende kan dilema, përse nuk dergova GARDËN E KOSOVËS në varrimin e Ibrahim Rugoves, le të lexojnë këta artikuj.

Me respekt,
Gjeneral Nuredin Lushtaku