75 Mall Live Search
09:04 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / A. M.

Lushtaku: Urime Amerikës për një tjetër fitore të demokracisë dhe presidentit Trump!

 Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka uruar fitoren e presidentit të 47-t të Amerikës, Donald Trump.

“Urime Amerikës për një tjetër fitore të demokracisë dhe presidentit Donald Trump për besimin e ri të popullit amerikan! Ky moment historik është një mundësi për të thelluar partneritetin mes Kosovës dhe SHBA-së, duke ndërtuar mbi miqësinë e fuqishme dhe përkushtimin për paqe e zhvillim. Të bashkuar për një të ardhme më të ndritur dhe për një botë më të drejtë”, ka shkruar ai. /Indeksonline/

May be an image of 4 people, the Oval Office and text