75 Mall Live Search
20:05 / E Martë, 31 Maj 2022 / OSH

Lushtaku uron Veselin për ditëlindjen e 55-të

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka uruar, ish kryetarin e partisë, Kadri Veseli, për ditëlindjen e tij.

Sot, Veseli ka mbushur 55 vjet, shkruan IndeksOnline.

Me këtë rast, Lushtaku tha se Veseli e mësoi se ç’është dashuria dhe sakrifica për atdheun.

“Urime ditëlindja Kryetar!

Ka shumë gjëra të rëndësishme që kam mësuar nga Kryetari Kadri Veseli, por më e rëndësishmja është dashuria dhe sakrifica për atdheun!”, tha ai./IndeksOnline/