Luta flet pas mbledhjes: Kandidatët për deputetë, emra kredibil të LDK-së!

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar para medias pas takimit të kryesisë së partisë.
Ai ka folur rreth zgjedhjeve të 14 shkurtit, që priten të mbahen në vend.
“Gjitha strukturat e LDK-së janë informuar për përgatitjet e domosdoshme. Janë bërë ndarjet territoriale për zonat elektorale për 110 kandidatë.
Jemi të gatshëm që nesër dhe ditëve në vijim t’i plotësojmë kushtet ligjore. Në afate ligjore, emrat e LDK-së të zbardhën. Do të jenë emra kredibilë, përfaqësues, burra e gra që përfaqësojnë ideologjinë e LDK-së”, ka deklaruar ai.
Ndërsa rreth koalicioneve të mundshme me AKR-në dhe PSHDK-në, Haiziri ka thënë se janë në bisedime.
“Ende jemi në bisedime. Kryetari i LDK-së dhe i nominuari për kryeministër janë të autorizuar…”, është shprehur ai. /Indeksonline/