20:06 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Luta i gëzuar, jo për koalicionin me Vetëvendosjen!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i është gëzuar bashkimit të forcave politike në Kosovën Lindore.

“U gëzova që u bashkua faktori politik në Kosovën Lindore. Le ta bashkojnë popullin për një përfaqësim politik e kombëtar sa më të mirë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, për këtë cështje, ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim, në Tiranë, përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

Ky takim kishte në fokus diskutime që lidhen me krijimin e një liste të përbashkët të partive shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi. Kjo listë, e cila bazohet në parime të qarta programore, do të quhet “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.

Në përfundim të takimit, palët nënshkruan “Marrëveshjen për krijimin e listës së përbashkët zgjedhore të subjekteve politike shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Serbisë”. /Indeksonline/