75 Mall Live Search
13:09 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / OSH

Luta i kishte thënë se nuk debaton me të, por Faton Peci befason me rezultatin

Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar një sukses të padiskutueshëm në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke arritur të merrte shumicën dërmuese të votave.

Ndërsa në këtë listë kanë qenë të përfshirë edhe kandidatët që vijnë nga lista e Vjosa Osmanit, shkruan IndeksOnline.

Njëri ndër ta ishte edhe këshilltari i saj Faton Peci i cili vjen nga Mitrovica.

Ai që ishte shumë aktiv nëpër debate televizive, duke përçuar drejtpërdrejt mesazhet e Osmanit dhe jo vetëm te publiku ka arritur të merrte 15 mijë vota.

Ndonëse nënkryetari i LDK-së tashmë i dorëhequr Lutfi Haziri kishte debatuar ashpër me të në një emision televiziv, duke thënë se “unë debatoj vetëm me Vjosa Osmanin, Faton Peci vetëm mundet me dëgju”, kjo duket të mos e ketë penalizuar atë, përkundrazi./IndeksOnline/