75 Mall Live Search
17:11 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

Luta i LDK-së me gati dy milionë euro pasuri të paluajtshme

Agjencia Kundër Korrupsion sot ka publikuar listën me pasurinë e deklaruar të zyrtarëve të shtetit për këtë vit.

Në këtë listë, bie në sy pasuria e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili është edhe nënkryetar i LDK-së, shkruan Indeksonline.

Kështu, ai ka thënë se i ka 13 parcela me tokë dhe një banesë, që arrijnë vlerën e gati 2 milionë eurove.

Kurse, në emër të tij janë rreth 116 mijë euro në institucione të ndryshme financiare në Kosovë.

Po ashtu edhe prindërit e tij posedojnë rreth 79 mijë euro para të gatshme në njërën nga bankat në Zvicër. Mijëra euro janë deklaruar si para të gatshme edhe të fëmijëve të të parit të Gjilanit.