Luta vozitet nga një gjyqtar futbolli
Gjyqtari, Eroll Jonuzi, është një nga më të mirët në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Jonuzi përveç punës si gjyqtar i futbollit, ai bënë edhe një punë tejet interesante.
Erolli është i pasionuar pas politikës, një gjë e rrallë që ndodh në futboll, pasi futbolli dhe politika janë në kundërshtim me njëra – tjetrën.
Megjithatë, Erolli nuk është aktiv në politikë edhe pse është i afërt me njerëzit që bëjnë politikë.

Jonuzi ka konfirmuar se ai është shofer i kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit, në raste të caktuara.
“Po, është e vërtetë, tash e një kohë jam shofer i Lutfisë, por më shumë si shoqërues në momente të caktuara”, ka thënë Jonuzi për Insportin.
Jonuzi ka treguar edhe disa gjëra interesante rreth kryetarit Hazirit.
Ai ka thënë se Haziri është i pasionuar pas futbollit dhe së fundmi ka filluar të përcjellë edhe futbollin kosovar, si dhe nuk e humbet asnjë ndeshje të Përfaqësueses së Kosovës.
Ndryshe, Eroll Januzi do të përshëndetet në fundin e këtij sezoni, pasi që do të marrë rrugë për në Suedi.

30 vjeçari do të inkuadrohet në futbollin suedez, teksa do gjykojë ndeshjet e Ligës së Dytë dhe të Parë.
Në të kaluarën Januzi ishte një futbollist i shquar.
Vlen të theksojmë se raste të tilla ka dhe në futbollin evropian, kujtojmë ish gjyqtarin anglez, Howard Webb, i cili ndante drejtësinë në Premierligë si dhe ishte anëtar i policisë angleze.