10:26 / E Enjte, 17 Tetor 2019

Haziri, assesi ta pranojë fitoren e Vetëvendosjes, thotë se votat s’janë numëruar ende

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, vazhdon të merret me rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Ai në një status të bërë së fundmi të publikuar në Facebook ka thënë se ka fituar opozita dhe jo individi e as grupi politik.

“Në Kosovë ka fitue opozita, jo individi e as grupi politik. Nëse e bëjmë një përkufizim, i bie që qytetarët e Kosovës kanë votuar për ndryshim dhe ia kanë besu LDK-së dhe LVV-së këtë rezultat.

Fitues të vegjël janë LDK-ja dhe LVV-ja. Ne po e presim rezultatin final të zgjedhjeve, sepse votat nuk janë numëruar deri në fund”, ka thënë Haziri, transmeton Indeksonline.

Ai ndërkaq ka shkruar se cila parti që del fituese, duhet të sillen përgjegjshëm, duket të jetë e përgjegjshme dhe kokulur, karshi rezultatit.

“Cilado parti që del fituese, duhet të sillen përgjegjshëm dhe kokëulur karshi këtij rezultati sepse njerëzit kanë votuar për ndryshim. Nuk kanë votuar as për individin e as për partinë politike. Na ka rastisë që jemi kamp opozitar dhe besimi është në subjektet tona politike.

LDK-ja ka vendosur standardin, cilido që e ka një votë më shumë, ai e udhëheq Qeverinë!”./Indeksonline/