Lutfi Haziri: Fotografinë e presidentit Thaçi e ka zhvendosur Glauk Konjufca

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se fotografinë e presidentit Hashim Thaçi e ka zhvendosur Glauk Konjufca dhe Vjosa Osmani e ka vendosur atë të presidentit Ibrahim Rugova.
Ai këtë deklaratë e bëri gjatë një interviste në RTV Dukagjini, ku tha se është interesant që nuk ka pasur reagime ndaj zhvendosjes së fotografisë nga Konjufca.
Haziri megjithatë ka thënë se i kishte penguar veprimi i Vjosës, pasi thotë se ia kujton veprimin që kishte bërë kryeparlamentari i PDK-së, Jakup Krasniqi, kur kishte ardhur në pushtet në vitin 2008, kur e kishte larguar fotografinë e Ibrahim Rugovës.
Ai po ashtu ka treguar se është pjesë e marrëveshjes së koalicionit qeverisës heqja e taksës dhe vendosja e reciprocitetit. “Ende nuk është zbardhur vendosja e reciprocitetit, se në çfarë kushte dhe deri ku kemi fuqi të arrijmë”, tha ai.