75 Mall Live Search
23:21 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Lutfi Haziri iu shtron darkë zonjave të LDK-së, në Gjilan

Nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri sonte ka pasur mysafire të veçanta.

Në një nga restorantet e Gjilanit, Haziri ka pritur disa nga zonjat e suksesshme të LDK-së.

Madje ai edhe ka realizuar një fotografi, ku shihet në mes të tyre.

Në fotografi duken, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ministrja e MKRS-së Vlora Dumoshi, ajo e Arsimit, Hykmete Bajrami dhe deputetja Dorentina Maloku./Indeksonline