75 Mall Live Search
23:12 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Lutfi Haziri: Kam votuar kundër shkarkimit të Vjosa Osmani, duhet luftuar për mendim ndryshe

Kryetari i Gjilanit, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri deklaroi se ka votuar kundër shkarkimit të ish-nënkryetares së LDK-së nga të gjitah pozitat e saj në parti, Vjosa Osmani.

Haziri deklaroi se këtë veprim e ka bërë pasi sipas tij brenda partisë duhet të luftohet edhe për mendim ndryshe.

“Kam votuar kundër shkarkimit të Vjosa Osmani. Duhet të luftojmë për mendim ndryshe”, u shpreh Haziri në TV Syri, transmeton Indeksonline.

Shumë nga emrat e LDK-së që vinë nga Gjilani kanë votuar kundër këtij vendimi, ndër ta deputetja Valentina Bunjaku, deputeti Fatmir Rexhepi e disa të tjerë.

Osmani u shkarkua nga të gjitha pozitat që pati brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, derisa vetë Mustafa e hodhi në votim çështjen e shkarkimit të saj në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së./Indeksonline/