Lutfi Haziri: Kryekuvendari, bashkautor i punimit që përbalton UÇK-në

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar ashpër procesin e zgjedhjes së kryekuvendarit dhe veprimet e partive politike.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka shkruar se partia e parë, e cila ka të garantuar ekskluzivitetin për propozimin e kryekuvendarit, e kaloi këtë proces pa marrëveshje politike, vetëm me insistim procedural.
Sipas tij, vendimi i PDK-së dhe i disa deputetëve nga grupe të tjera politike për ta mbështetur propozimin e pestë të Vetëvendosjes ishte i gabuar, raporton IndeksOnline.
“Fillimi nuk ishte i mbarë nga z. Basha, duke vazhduar më pas me shkelje kushtetuese tek ndarja e votimit për nënkryetarët nga komunitetet pakicë”, ka shkruar Haziri.
Tutje, ai shprehu shqetësimin e tij edhe për faktin se Kuvendi zgjodhi për kryetar një person që është bashkautor i një punimi ku, sipas tij, përbaltohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta çlirimtare. /IndeksOnline/
Postimi i plotë: