Lutfi Haziri organizon ceremoni zyrtare për shpalljen e kandidaturës për kryetar të LDK-së

Kryetari i Komunës së Gjilanit, e nënkryetar i dorëhequr i LDK-së, Lutfi Haziri, nesër zyrtarisht, do të shpallë kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së.
Kjo është bërë e ditur përmes degës së LDK-së në Gjilan.
“Ju njoftojmë se kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, nesër (10 mars) në orën 13:00, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për kryetar të LDK-së në nivel qendror.
Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e shtypit të z. Lutfi Haziri, në selinë e LDK-së në Gjilan”, shkruan komunikata.
Ndryshe zgjedhjet në LDK, do të mbahen këtë të diel, pas rezultatit të dobët që partia e Isa Mustafës tregoi në zgjedhjet e 14 shkurtit.