75 Mall Live Search
12:34 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lutfi Haziri paralajmëron bashkimin LDK-VV

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se janë duke punuar për të arritur një marrëveshje parazgjedhore me LVV-në.

“Në jemi duke punuar për të arritur një marrëveshje me LVV-në”, tha Haziri pas takimit midis Isa Mustafës dhe Albin Kuriti.

Haziri ka theksuar se janë duku punuar për bashkimin LDK – VV, ku sipas tij veç është duke ndodhur, shkruan Indeksonline.

“Ne jemi përafruar, nuk kemi dallime. Jemi duke punuar në këtë drejtim. LDK-ja e ka kandidaten e vet për kryeministre, Vjosa Osmanin. Ata të LVV-së defakto e kanë liderin e tyre, Albin Kurti, që gjithë ka qenë i nominuar i vetëm i VV-së. Këtë herë i themi bashkohuni me ne, me Vjosën ja dalim. Ne po punojmë për bashkimin, besoj se bashkimi po ndodh”, ka thënë Haziri./Indeksonline/