75 Mall Live Search
10:08 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Haziri për 8 Mars, midis zonjave gjilanase

Dje kudo në botë u shënua Dita e Gruas.

Diku me protesta e lule, por edhe me festa, kjo datë simbolizon sakrificën e gruas dhe luftën e saj për të drejta të barabarta, shkruan Indeksonline.

Edhe në Gjilan, gratë u mblodhën së bashku, derisa bashkë me to ishte edhe kreu komunal, Lufti Haziri.

Haziri ka ndarë një fotografi nga ky vend, në rrjetin social Facebook, ku shihet duke folur me një të moshuar, derisa është përkulur para saj.

“Krenar me zonjat e Gjilanit. 7 dhe 8 Marsi dëshmon madhështinë e tyre”, shkruan ai./Indeksonline