14:41 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Haziri: Pritjet për largim të taksës janë të mëdha, reciprociteti duhet të mendohet mirë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se tash e disa muaj janë bërë përgatitje të mëdha dhe pritjet për largimin e tarifës janë të mëdha.

“Reciprociteti si politikë është masë e cila është në harmoni të plotë me parandalimin e veprimeve të politikës serbe, karshi jo vetëm raporteve diplomatike, por zhvillimeve politike në përgjithësi dhe progresit të Kosovës”, ka shkruar Haziri.

Por, ky instrument, sipas tij, ka nevojë të qartësohet deri në fund. Duhet të jetë i qartë, i sigurt dhe të mos e lejojë të degjenerojë si politikë, për të mos na komprometuar.