75 Mall Live Search
23:45 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Lutfi Haziri qetëson qytetarët, flet për pjesëmarrjen në ahengun ku këndoi Muhamet Sejdiu

Këngëtari Muhamet Sejdiu, i cili tashmë ka dalë pozitiv me Koronavirus, më 13 mars ka kënduar në një aheng ditëlindjeje në Gjilan, aty ku pjesëmarrës ishte edhe i pari i Gjilanit Lutfi Haziri

Ndërkohë kryetari i Gjilanit, ka thënë për Insajderin se nuk ka pasur kontakt me këngëtarin Sejdiu.

“I uroj shërim të shpejt Muhamet Sejdiut, por asnjë kontakt me të nuk e kam pas”, ka thënë Haziri.

Këngëtari Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij, janë dy rastet e fundit që dolën pozitiv me Koronavirus. Tashmë ka shkuar në 19-të numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë.

Kujtojmë se më 13 mars Qeveria e Kosovës në një mbledhje të Jashtëzakonshme, mori vendim që të mbyllen të gjitha kafiteritë, restaurantet, klubet e natës, e kështu me radhë.