75 Mall Live Search
20:11 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Lutfi Haziri: Shqiptarët nuk kanë lejuar dhe nuk lejojnë as termin vëllavrasje të përmendet

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.


Haziri ka thënë se shqiptarët nuk kanë lejuar dhe nuk lejojnë as termin vëllavrasje të përmendet, transmeton IndeksOnline.


Ai tha se politika nuk guxon ta helmojë qytetarin me thirrje të tilla.


Postimi i plotë:


Shqiptarët nuk kanë lejuar dhe nuk lejojnë as termin vëllavrasje të përmendet, e le më të ndodhë ogurzeza. Do të mbesin të dëshpëruar nga durimi e pjekuria politike e shqiptarëve të Kosovës. Koha për fjalë të urta e solidaritet qytetar! Politika nuk guxon ta helmojë qytetarin me thirrje të tilla.
Për Republikën e qytetarëve!