Lutfi Haziri s’i përjashton zgjedhjet: Detyrimisht janë një opsion!

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për gjendjen aktuale politike në vend.
Në Pressing ai ka folur për LDK-në dhe sfidat në të cilën gjendet dhe dallimet brenda partisë.
“Është një LDK që ka luftu për me u gjet politikisht në mungesë të liderit historic, këpucët e çdo kujt po i binë ngushtë. Që nga viti 1996 ka pasur një lloj dallime në të shprehurit në LDK. Ka qenë një periudhë e luftës dhe krizës së thellë politike, por në çdo situatë është bërë një rikthim i madh politik.
Tash po kalojmë në një situatë të tillë, por besoj që ka ekzistu një rregullator që i ka bashku intersat e përbashkëta, gjë që po ndodhë dhe tani.
Edhe 6 tetori, ku LDK doli bashkë me VV-në fitues, e nxori një LDK të unifikuar. S’u përballua koalicioni, më pas e morën mandatin me partner të ri, por që aktakuzat nga Specialja, kanë lënë një boshllëk, në atë format ka tendenca që të zgjidhet kjo situatë”, tha ai, transmeton IndeksOnline.
Tutje ai ka shtuar se s’po mund të ketë një rrugë dhe mundësi që vendit t’i jipet një president.
“LDK po shihet përtjet koalicionit, na duhet një president edhe jashtë partive politike, jo një marionetë poltike.
Duhet gjithmonë me pas përfaqësim politik me legjitimitet dhe fuqi politike që ta ushtrojë detyrën në mënyrën e duhur, në përputhje edhe me agjendë politike.
Detyrimisht zgjedhjet janë një opsion, tendenca me përzgjedh një president që i jep vendit stabilitet është kërkesë politike për rrethanat që po kalojmë, që i kish jep vendit oskigjen afatshkurtë”, ka thënë ndër të tjera Haziri./Indeksonline