75 Mall Live Search
23:25 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / B XH

Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me VV-në

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka sqaruar kërkesën e subjektit të tij politik lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Haziri bëri të ditur se formula që propozon LDK-ja bazohet në një koordinim mes dy partive, ku propozimi i takon njërës palë, ndërsa miratimi tjetrës.

“LDK-ja propozon dhe LVV-ja e miraton një emër për president, cilido qoftë ai emër, por i pranueshëm mbi palët”, deklaroi Haziri në emisionin “Click” në RTV21.