Lutja e Feros: Zot ktheje 2Pacin, ne do të japim të gjithë reperët shqiptarë

Fero njihet për deklarata e tij interesante e shpesh herë edhe qesharake dhe të pakuptimta.
Reperi i njohur, i cili prej kohësh është zhvendosur në gjermani është duke përgatitur një videoklip të ri.

Por, para se të publikojë këngën e re, Fero ka thënë se në klip do të jetë edhe reperi legjendar 2Pac që sipas tij ende është gjallë.
“Tupaki nuk ka dek’ edhe 2-3 javë rikthehet mas 24 viteve. Edhe osht’ pjesë e klipit tem tri”, ka shkruar fillimisht Fero.

Për të thënë më vonë se 2Pac është gjallë, madje ai ka lutur Zotin që ta kthejë atë dhe në këmbim të marrë të gjithë reperët shqiptarë.
“Zot ktheje 2Pacin, ne do japim të gjithë reperët shqiptarë”, ka shkruar Fero./Indeksonline/