22:51 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Lutje e kot për tifozët e Chelseat! Tottenham triumfon ndaj Watfordit

Skuadra e Tottenham Hotspur ka shënuar një tjetër fitore në Premierligë.

Në xhiron e 36’të, skuadra e Spurs mposhti 2 me 0 Watfordin, shkruan IndeksOnline.

Golat në këtë takim i shënuan dy anëtarët e “Tre Luanëve”; Dele Alli dhe Harry Kane.

Me këtë fitore, Tottenham tani grumbullon 71 pikë, pesë pikë më shumë se pozita e pestë, Chelsea – të cilët shpresuan në barazim apo fitore të Watfordit./IndeksOnline/