10:53 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Luzha tregon dy shkaqet që evropianët ia thanë për mos heqjen e vizave ndaj Kosovës

Profesoresha e UP-së, Besa Luzha konsideron se është bërë padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk ia mundësoi Republikës së Kosovës heqjen e vizave për qytetarët e saj.

Opinionistja, në një intervistë për “Urban FM”, tregoi se çfarë i kishin thënë disa politikanë evropianë gjatë një vizite të Shoqërisë Civile në vendet e BE-së.

“Në shtator të këtij viti ishim në Strasburg dhe u takuam me Socialdemokrat Evropian. Të gjithë argumentet ia them edhe ne për Kosovën. Lufta kundër korrupsionit, demarkacionin dhe të gjitha kriteret. Dy shkake: Frika e madhe që qytetarët të kenë hov dhe të shkojnë rrugëve të Evropës. Arsyeja tjetër është krejtësisht politike. Në maj të vitit të ardhshëm janë zgjedhjet ne BE. Frika e tyre ishte si diçka mund të ndodhë pas majit të 2019-ës”, ka deklaruar ajo.

Më tej, Luzha ka vlerësuar si pozitive vendimet e fundit të kryeministrit, Haradinaj.

“Këto janë pasojat e mos punës së gjatë. Nuk do të ishte fer që t’i faturat kësaj qeverie. Haradinaj është shumë i vendosur për me marrë vendime. Ai ka marrë guxim edhe për taksën, formimin e ushtrisë”, është shprehur ajo. /Indeksonline/