LVV dhe Guxo mblidhen në Prishtinë, Çeku diskuton programin qeverisës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo do t’i hyjnë garës për Prishtinën, duke bashkëpunuar.
Lajmin e ka konfirmuar kandidati i LVV-së për kryetar të kryeqytetit, Hajrulla Çeku.
Çeku bëri me dije se sot u takua me përfaqësuesit e Listës Guxo, të cilët e mbështesin kandidaturën e tij për kryetar, shkruan IndeksOnline.
“Bashkë diskutuam programin tonë, u njoha me kandidatët e tyre dhe folëm për çështjet e përbashkëta, problemet e qytetarëve dhe zgjidhjet që duhen.
Me bashkëpunim dhe punë, do të ndërtojmë Prishtinën që duam!” shkroi Çeku.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor, teksa kjo është hera e parë që Çeku garon për Prishtinën./IndeksOnline/