LVV e konfirmon: Mimoza Kusari-Lila kandidate për kryetare të Gjakovës

Lëvizja Vetëvendosje e ka zyrtarizuar kandidaturën e ushtrueses së detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusarit, për kryetare të Gjakovës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vetëvendosja me anë të një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Facebook’.
“Përmes këtij memorandumi mes subjekteve tona njoftojmë opinionin publik që kandidatja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Gjakovë do të jetë Kryetarja e Alternativës për Kosovën dhe njëherit ushtruesja e detyrës së grupit tonë parlamentar, zonja Mimoza Kusari-Lila”, thuhet në njoftimin e tyre.