75 Mall Live Search
08:49 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / MSH1

LVV-ja do të hapë fushatën në Mitrovicë

Pas prezantimit të mbrëmshëm të programit qeverisës për katër vjetët e ardhshëm, Lëvizja Vetëvendosje do të hapë fushatën në Mitrovicë.

Edhe zyrtarisht, LVV-ja do të nisë fushatën për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, në palestrën “Minatori”, raporton IndeksOnline.

Tubimi hapës do të bashkojë mitrovicasit me bllokun e koalicionit LVV-Guxo-Alternativa-Partia Shqiptare Demokristiane.

May be an image of text that says 'dhe begati Sen 116 Mos lésho pe! V A Tubimi hapës VENDI Palestra "Minatori", Mitrovicë DATA 17 dhjetor ORA 19:00 PJESEMARRES Kryeministri Albin Kurti'

Kujtojmë se kësaj radhe, në krahasim me herat e kaluara, fushata zyrtare do të zgjasë vetëm 11 ditë.

“Për 11 ditë e 7 orë, subjektet politike do të mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre në kuadër të fushatës zgjedhore. Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, i miratuar në vitin 2023 nga Kuvendi i Kosovës, fushata zgjedhore përfundon me hapjen e qendrave të votimit në ditën e zgjedhjeve. Pra, ashtu si në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në shkurt dhe tetor të këtij viti, një ditë para ditës së zgjedhjeve, të shtunën, nuk do të jetë heshtje zgjedhore”, deklaroi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.