75 Mall Live Search
20:15 / E Martë, 12 Gusht 2025 / MSH

LVV-ja në Pejë do të kandidojë me Taulant Kelmendin, në zgjedhjet e tetorit

Taulant Kelmendi, kryetar i degës së LVV-së në Pejë, do ta bartë listën e partisë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Pejës, shkruan IndeksOnline.

Në ambientet e LVV-së në Pejë, Kelmendi u zyrtarizua për kandidim nga kryetari i partisë, Albin Kurti.

Përpara të pranishmëve, Kelmendi u zotua se do të punojë për avancimin dhe zhvillimin e qytetit.