LVV-ja siguron mandatin e 53-të nga votat me post, LDK-ja bie në 18 deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave me post, ndërsa deri më tani janë numëruar mbi 96 për qind e tyre.
Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë edhe mandatin e 53-të në Kuvendin e Kosovës, raporton IndeksOnline.
Ndërkohë, ky zhvillim ka ndikuar në uljen e numrit të mandateve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila aktualisht llogaritet me 18 deputetë.
Si pasojë e këtij ndryshimi, kandidatja e LDK-së Jeta Statovci, mbetet jashtë Kuvendit dhe humb mandatin e deputetes.
Procesi i numërimit të votave me post pritet të përfundojë nesër, ndërsa pritet të fillojë numërimi i votave me kusht. /IndeksOnline/


