14:12 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

LVV-ja kërkon nga KQZ-ja të numërohen të gjitha votat, nga mërgata

Lëvizja Vetëvendosje në një njoftim ka bërë të ditur se do të ankimojë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me mosnumërimin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të 4.639 të dërgesave postare me fletëvotime të ardhura nga mërgata.

LVV-j thotë se mosnumërimi i këtyre votave cEnon demokracinë, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE ushtroi ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mosnumërimin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të 4.639 të dërgesave postare me fletëvotime të ardhura nga mërgata.

Mbrëmë u numëruan 13.491 fletëvotime të votuesve nga mërgata. Presim që PZAP-I, të marrë vendim brenda afateve ligjore dhe të urdhërojë KQZ-në, shërbimin për votimin jashtë vendit, që pa vonesë të procedojë për numërim të Të gjitha fletëvotimeve të ardhura nga mërgata jonë.

Arsyetimet procedurale që artificialisht po i mbivendosen vullnetit të lirë të zgjedhësve nga mërgata e cenojnë demokracinë. Andaj ato fletëvotime duhet të numërohen.