16:17 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

LVV-LDK, gati për takim në Kuvend

Kanë filluar të mblidhen krerëte LDK-së dhe VV-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të diskutuar për mundësinë e koalicionit, shkruan Indeksonline.

Aty kanë arritur kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, bashkë me Agim Veliun, Lutfi Hazirin e Avdullah Hotin.

Vjosa Osmani nuk është parë bashkë me grupin e krerëve të LDK’së.

Ndërkohë nga Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur Besnik Bislimi.

Dy partitë kanë pasur edhe dje një takim, ndërkohë Glauk Konjufca, kishte thënë se ka pasur përafrime prandaj takimet do të vazhdojnë në mënyrë intensive./Indeksonline/