75 Mall Live Search
16:42 / E Shtunë, 06 Nëntor 2021 / OSH

LVV: Më 14 nëntor ndryshimi po bëhet edhe në Viti!

Lëvizja Vetëvëndosje përmes një postimi në Facebook ka thënë se më 14 nëntor ndryshimi po bëhet edhe në Viti, shkruan IndeksOnline.

Sipas LVV, me Arsim Ademin kryetar, Vitisë do t’i ndriçohet rruga drejt prosperitetit për të gjithë e pa bërë dallime.

Postimi i plotë:

Me Arsim Ademin Kryetar, afirmohet shansi për një qeverisje të re që ndriçon rrugën drejt prosperitetit për të gjithë e pa bërë dallime.

Zhvillimi ekonomik lokal për t’u bërë tamam zhvillim ka nevojë të koordinohet me zhvillimet qendrore në Republikën tonë, e në këtë drejtim, programi i Kryetarit në ardhje, Arsim Ademit, më së lehti e bënë këtë. Kjo u dëshmua dje në tubimet e mbajtura me qytetarë të Verbanit, Smirës, e Sllatinës, ku në prezencën e Kryeministri Kurti, Arsim Ademi foli për pikat tona programore dhe ndërlidhjen e tyre me zhvillimet qendrore në vend.

Me 14 nëntor ndryshimi po bëhet edhe në Viti!