12:54 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / OSH

LVV: Me 14 nëntor votojmë 144 për ta bërë ndryshimin në Dardanë

Shansi është unik, data është 14 nëntor, e Kryetari është Kadri Rahimaj!

Kandidati për kryetar të Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se programi i LVV-së qeverisës do t’ia shtoj mundësitë zhvillimore Dardanës.

“Qeverisja që respekton vullnetin qytetar e në qendër ka nevojat dhe interesat e tyre po jetësohet në Dardanë.

Programi ynë qeverisës do t’ia shtoj mundësitë zhvillimore Dardanës për shkak se ndërlidhet dhe mbështetet nga niveli qendror.

Me 14 nëntor votojmë 144 për ta bërë ndryshimin në Dardanë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.