LVV në Prizren: Ne jemi bashkë me qytetarët e Prizrenit, do të bëhet kryeqytet i zhvillimit dhe prodhimit

Lëvizja Vetëvendosje dega në Prizren mbrëmë ka njoftuar se ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, e shoqëruar nga deputetët Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj, takuan banorët e lagjes Ralin, nga të cilët kërkuan mbështetje për profesor Mytaher Haskukën.
Sipas njoftimit, është e domosdoshme që më 14 nëntor të përkrahet Mytaher Haskuka për kryetar të komunës së Prizrenit.
Njoftimit:
Lagjja Ralin gati për fitoren e 14 nëntorit!
Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, e shoqëruar nga deputetët Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj, takuan banorët e lagjes Ralin, nga të cilët kërkuan mbështetje për profesor Mytaher Haskukën.
Ministrja Nagavci theksoi se është e rëndësishme që të votohet masivisht më 14 nëntor dhe të përkrahet kryetari Haskuka dhe programi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Po ashtu ajo theksoi se vetëm programi i Lëvizjes, është program që i plotëson nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Në veçanti, ministrja Nagavci tha se si ministre e MASHT, do të investojë shumë në fushën e arsimit për Prizrenin.
Është e domosdoshme që më 14 nëntor të përkrahet Mytaher Haskuka. Sepse, të tjerët janë bërë bashkë, për ta ndalur zhvillimin e Prizrenit. Ndërsa, ne jemi bashkë me qytetarët e Prizrenit. Me Qeverinë e Kosovës dhe me qeverisjen lokale në Prizren, Prizrenit i shtohen projektet dhe investimet dhe bëhet kryeqytet i zhvillimit dhe prodhimit.
S’ka kthim mbrapa!
Bashkë qeverisim!