18:13 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

LVV: Prokuroria sa më parë t’i përgjigjet kërkesës duke ia dorëzuar Familjes Dehari raportin në gjuhën origjinale

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në facebook ka shkruar se sot janë njoftuar  se raporti i ekspertizës së pavarur ndërkombëtare nga Qendra Spitalore Universitare në Lozanë të Zvicrës, i kërkuar nga Familja Dehari dhe i lejuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbërritur në Kosovë.

Sipas LVV Prokuroria dhe Ministria e Drejtësisë duhet të kishin njoftuar opinionin publik me kohë për arritjen e këtij raporti.

Ja postimi i plotë:

Sot u informuam nga konferenca për media e Prokurorisë së Kosovës se raporti i ekspertizës së pavarur ndërkombëtare nga Qendra Spitalore Universitare në Lozanë të Zvicrës, i kërkuar nga Familja Dehari dhe i lejuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbërritur në Kosovë.

Edhe pse Prokuroria dhe Ministria e Drejtësisë duhet të kishin njoftuar opinionin publik me kohë për arritjen e këtij raporti, vetëm pas kërkesave të njëpasnjëshme të avokatit mbrojtës e përfaqësuesit ligjor i familjes si dhe kërkesave të familjes Dehari, më në fund sot u deklaruan për pranimin e raportit të lartëcekur.

Kërkojmë nga Prokuroria që sa më parë t’i përgjigjet kërkesës duke ia dorëzuar Familjes Dehari dhe përfaqësuesit ligjor e avokatit mbrojtës të familjes Dehari, raportin në gjuhën origjinale. Si dhe ta publikojë atë në versionin orgjinal dhe të përkthyer në gjuhën shqipe.