16:42 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

LVV reagon për helmimin e punonjësve të KQZ-së

Lëvizja Vetëvendosje përmes një shkrimi ka reaguar për helmimin e punonjësve të KQZ-së, duke thënë e quajtur shqetësuese, jo vetëm për stafin, por edhe për opinionin publik.

“Helmimi i punonjësve të operacionit të votimit përmes postës ka shqetësuar familjarët e stafit, por edhe opinionin publik. Autoritetet shtetërore duhet të hetojnë shkaqet e këtij helmimi, ashtu siç duhet të hetojnë pakot e ardhura nga Serbia në mënyrë të organizuar nga shteti i Serbisë”, thuhet në reagim, përcjellë Indeksonline.

Tutje shkruhet se këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë.

“Këto fletëvotime të sjellura kundërligjshëm duhet të refuzohen. Ndërsa shërbimi profesional i KQZ-së duhet ta vazhdojë punën në vlerësimin dhe numërimin e saktë të votave të ardhura nga mërgata.

Pakot me fletëvotime të dërguara nga bashkatdhetarët, e të cilat janë verifikuar dhe vlerësuar, duhet të dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për t’u numëruar”./Indeksonline/