75 Mall Live Search
10:58 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

LVV shpejt pritet të përzgjedh kandidatët për kryetarë komunash

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka hyrë në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash.

Kështu ka thënë për IndeksOnline në një prononcim zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka.

Mirëpo, IndeksOnline mëson nga burimet se shumë shpejt LVV do të filloj procedurat për zgjedhjet e brendshme ku kanë drejtë vote të gjithë anëtarët për kandidatë të kryetarëve të komunave, të cilët pas pëlqimit të Kryesisë dhe Këshillit të qendrës edhe zyrtarizohen.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! ende nuk ka hyrë në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash. Pra, nuk ka inicuar ndonjë shpallje të kandidimit para kësaj faze. 

Përzgjedhja e kandidatëve është e rregulluar me statutin e LV-së dhe në bazë të tij, përbrenda afateve, në secilën qendër kandidatët janë të lirë të kandidojnë për t’u votuar pastaj në këshillet e qendrave ku kandidojnë”, tha Manxhuka./IndeksOnline/