75 Mall Live Search
09:48 / E Premte, 12 Nëntor 2021 / OSH

LVV: Takimet me qytetarë konfirmojnë fitoren e Jeton Rakës si Kryetarit të Kaçanikut

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi ka njoftuar se takimet me qytetarë konfirmojnë fitoren e Jeton Rakës si Kryetarit të Kaçanikut.

“Marshi i fitores e takimet me qytetarë konfirmojnë fitoren e Jeton Rakës si Kryetarit të Kaçanikut.

Kaçaniku do të qeveriset ashtu siç e meriton dhe i takon, me drejtësi e program që sjell zhvillim e mirëqenie për të gjithë e pa dallim.

Me 14 nëntor, votojmë masivisht numrin 144, dhe festojmë fitoren e Jeton Rakës në Kaçanik”./IndeksOnline/