LVV: Tashmë u konfirmua, Zaev e zbuloi se Thaçi ishte ideatori për shkëmbimin e territoreve
Lëvizja “Vetëvendosje” ka dhënë qëndrimin e saja rreth deklaratës së fundit të kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, i cili ra gracke e disa komikëve rus duke folur rreth çështjeve të brendshme të Kosovës dhe Serbisë, respektivisht shkëmbimit të territoreve.
Deputeti i kësaj partie, Rexhep Selimi deklaroi drejtoi gishtin e fajit tek presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, i cili, sipas tij, është fajtori kryesor rreth kësaj ideje të rrezikshme për vendin, shkruan Indeksonline
“Zaev shpreh shqetësimin për ndryshimin e kufijve dhe sipas skenarit të Moskës. Kryeministri i Maqedonisë shprehet i shqetësuar për hallin e Kosovës. Ai shprehet i informuar mirë për këto plane që kanë të bëjnë me ndarjen e Kosovës. Kjo e vërteton edhe deklarata e Thaçit për këtë çështje, citoj: Kam pas takime me liderët e rajonit, Ilir Metën, Gjukanoviqin dhe në fund bisedova në Shkup edhe me Zoran Zaevin”, ka deklaruar Selimi.

Më tej, deputeti i LVV-së thotë se kjo vërteton se Zaev ka qenë i informuar nga dora e parë, pra presidenti i Kosovës. “Ato çfarë po dëgjojmë nga kryeministri Zaev duhet të na shqetësojnë, jo vetëm qytetarët e Kosovës por edhe aleatët tanë strategjik. Duke mashtruat popullin e vet, presidenti i Kosovës, duke bërë marrëveshje të fshehta, ai po vazhdon agjendën e Moskës”, ka deklaruar ai.
Në fund, Selimi theksoi se Thaçin duhet ta ndalet nga të gjithë së bashku në mënyrë që të shpëtojë Kosova. “Një njeri që është i shantazhuar nga Serbia me dosje të vjetra dhe të reja nuk mund ta përfaqësojë Kosovën. Ju bëjmë thirrje forcave politike që të shkojmë sa më shpejtë në zgjedhje dhe ky president të largohet. Ai tashmë ndërkombëtarëshisht po njihet si njeri që po vazhdon me plane serbo-ruse. Zgjedhjet e menjëhershme janë porta e zgjidhjes”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/