75 Mall Live Search
18:36 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

LVV vizitoi Policinë e Kosovës në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në baza gjinore”

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje ka vizituar sot sektorin që merret me dhunën në familje në Policinë e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në facebook bëri të ditur se kjo vizitë u bë në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në baza gjinore”.

Ja postimi i plotë:

Në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në baza gjinore”, një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE vizitoi Policinë e Kosovës, përkatësisht sektorin që merret me dhunën në familje.

Anëtari i Kryesisë Kreshnik Ahmeti, drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste Nazlie Bala dhe aktvistja Rinë Zhitia diskutuan nga afër në lidhje me përkushtimin e institucioneve tona të sigurisë në zbatimin e ligjit dhe parandalimin e dhunës mbi baza gjinore.

Qeverisja e re do të ketë fokus jo vetëm zbatimin e ligjit, por edhe zhdukjen e pabarazisë dhe dhunën sistemike që gratë përjetojnë në shoqëri. Ne do të fokusohemi që të zhdukim shkaqet e dhunës në mënyrë që të mos përvallemi më si shoqëri me raste të tilla.