LVV zyrtarizon Arsim Ademin si kandidat për kryetar të Vitisë

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike kandidaturën e Arsim Ademit për kryetar të Komunës së Vitisë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Zyrtarizimi u bë në një tubim të mbajtur me strukturat lokale të partisë, ku morën pjesë edhe figura të larta të LVV-së, përfshirë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Aty u konfirmua mbështetja e plotë për Ademin, i cili aktualisht ushtron pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
“Sot, në prani të Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti, strukturave organizative të Pikave, ish-deputetëve Nijazi Isaku dhe Mirlinda Sadiku, si dhe në praninë e Kryeministrit Albin Kurti, Sekretarit të Qendrës në Viti dhe zv.mistër në Ministrinë e Bujqësisë Imri Demelezi, Sekretarit Organizativ, Alim Rama, Koordinatorit të Qendrave të Lëvizjes, deputetit Zyba, konfirmuam mbështetjen për kandidaturën e Arsim Ademit për kryetar të Komunës së Vitisë.”, thuhet në njoftimin e VV-së.
LVV iu bën thirrje qytetarëve të Vitisë që të bashkohen në këtë rrugëtim për ‘ndryshim të vërtetë’”.